Higuian kthehet në Serie A, por jo te Juventusi

Futboll

Higuian kthehet në Serie A, por jo te Juventusi

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 00:23
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain do të rikthehet në Serie A, por jo te skuadra e Juventusit.

Sulmuesi argjentinas ka përfunduar bashkëpunimin gjashtë mujor me Chelsean, për t’u kthyer në Serie A.

31 vjeçari mund t’i bashkohet Romës, që është në kërkim të një sulmuesi të madh si zëvendësim të Edin Dzeko.

Futbolli italian nuk është problem për Higuain, që ka veshur edhe fanellën e Napolit dhe Milanit.

Arsyeja e vetme që mund të vonojë arritjen e marrëveshjes, është paga e lartë e sulmuesit, i cili kërkon së paku nëntë milionë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat