Miyoshi shtang Uruguajin me dopietë, VAR bëhet protagonist

Futboll

Miyoshi shtang Uruguajin me dopietë, VAR bëhet protagonist

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:07
Koji Miyoshi

Koji Miyoshi shënoi dy herë për ngjyrat e kombëtares japoneze, në barazimin 2-2 kundër Uruguajit, në “Copa America”. Kjo ndeshje kaloi mes polemikave të VAR-it në “Porto Alegre”. Futbollisti i cituar më sipër i dha Japonisë dy herë epërsinë në përplasjen e Grupit C, por në të dyja rastet erdhi barazimi, fillimisht me penallti nga Luis Suarez dhe pastaj nga Jose Gimenez. 

Mes tifozëve të paktë dhe kontestimeve të VAR, Japonia dhe Uruguaji prodhuan ndeshjen më të mirë të “Copa America” deri më tani. Të dyja skuadrat luajtën me ritëm të lartë dhe treguan shumë cilësi, dhanë gjithçka në fushë. Japonia tregoi cilësinë e saj, edhe pse me një skuadër të re, që ka në fokus Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Tokio. 

VAR ka luajtur një rol të madh në turneun e këtij viti, që po zhvillohet në Brazil. Teknologjia u thirr përsëri në ndihmë në këtë ballafaqim, teksa Uruguaji përfitoi nga një vendim i diskutueshëm në pjesën e parë. Ky moment ngriti pyetje të tjera rreth saktësisë së VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat