Lukaku-Inter, si në tregimet më të bukura të dashurisë…

Futboll

Lukaku-Inter, si në tregimet më të bukura të dashurisë…

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:47
Romelu Lukaku

Vullneti i Romelu Lukaku për t’iu bashkuar Interit nuk përbën më lajm. Zikaltrit janë vazhdimisht në mendimet e tij, admirimi për Antonio Conte është publik. Kjo është përforcuar nga vlerësimi i fundit, kur sulmuesi e quajti italianin trajnerin më të mirë aktual në botë. 

Si në tregimet më të bukura të dashurisë, gjithmonë ka një antagonist në mes. Për ta luajtur këtë rol është Manchester United, aspak i gatshëm të heqë dorë nga 80 milionë eurot e kërkuara për kartonin e belgut, pesë prej të cilave do të duhet të përfundojnë në arkën e skuadrës së tij të mëparshme, Everton.

Ndërkohë, “dy të dashuruarit” kanë arritur marrëveshjen mes tyre, e cila në këtë rast është thjesht ekonomike. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Lukaku ka rënë dakord për një pagë prej 6 deri 6.5 milionë euro në vit, e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar zikaltër.

Sulmuesi do të fitonte pagë të njëjtë si në Manchester, e cila është rezultat i një klauzole, sipas së cilës 20-25% e saj përfitohet vetëm me kualifikimin në Ligën e Kampionëve Një kompeticion ky, në të cilin “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë sezonin e ri. Më 20 korrik, në Singapor, Interi do të përballet me ekipin e Ole Gunnar Solskjaer, në një ndeshje miqësore në “International Champions Cup”. Lukaku shpreson të luajë aty si lojtar i Interit… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat