"I sëmurë rëndë", reagon Maradona: Nuk po vdes!

Futboll

"I sëmurë rëndë", reagon Maradona: Nuk po vdes!

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:48
Maradona

Para një jave Diego Armando Maradona la drejtimin e Dorados de Sinaloa në Meksikë, për "arsye mjekësore". Kaq u desh që në media të qarkullonin zëra për një sëmundje të rëndë, që mund të ishte Alzheimer.

Megjithatë, nëpërmjet të përditshmes spanjolle Marca ka reaguar vetë Maradona, i cili ka përgënjeshtruar gjithçka.

"Fjala Alzheimer është pa vend. Personat me atë sëmundje vdesin, ndërsa unë nuk po vdes. Shumë njerëz flasin sa për të krijuar rrëmujë".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Muchachos, con las enfermedades no se jode...

A post shared by Diego Maradona (@maradona) on

Po ashtu, Maradona është shfaqur vetë në një video postuar në Instagram, ndërsa menaxheri i tij Matias Morla ka sqaruar: "Nuk është kontrolluar asnjëherë për Alzheimer, iku nga Dorados për shkak se duhej të operohej në shpatull dhe në gju".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat