Befason Buffon, ja ku mund të transferohet

Futboll

Befason Buffon, ja ku mund të transferohet

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 12:07
Gianluigi Buffon

Porto dhe Atalanta janë opsionet më të mundshme për të ardhmen e Gianluigi Buffon, pasi të dy skuadrat janë pjesë e Ligës së Kampionëve në sezonin e ri.

Portieri 41 vjeçar është lojtar i lirë pas largimit nga PSG, ku qëndroi vetëm një sezon.

Kërkesat e Buffon për të luajtur rregullisht, kanë bërë që skuadra franceze të mos i ofrojë një kontratë të re.

Sipas Gianluca Di Marzio, skuadër favorite për të transferuar Buffonin është Porto, ku do të zëvendësonte mikun e tij, Iker Casillas.

Nëse Buffon vendos të qëndrojë në Itali, atëherë opsion mbetet Atalanta, që po ashtu do të garojë në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat