“Topin e Artë” apo Ligën e Kampionëve? Mbappe bën zgjedhje inteligjente

Futboll

“Topin e Artë” apo Ligën e Kampionëve? Mbappe bën zgjedhje inteligjente

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:25
Kylian Mbappé

Kylian Mbappé ka fituar jo pak në moshën 20-vjeçare, megjithatë ka objektiva të mëdha për të ardhmen. Ylli francez, megjithatë, kërkon të fokusohet në planin afatmesëm, ku mund të përfshihet edhe një lëvizje e mundshme te Real Madridi. Florentino Perez është i vetëdijshëm për vështirësinë që ta marrë atë te PSG, por mbetet tepër i vëmendshëm karshi çdo mundësie. Plani është që të presë deri në vitin 2020, siç ka shkruar dje “AS”.

Ditë më parë, Mbappé kishte folur për të ardhmen e tij në një intervistë me ESPN në Meksikë. "Ju nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në futboll. Në SHBA ka pasur lojtarë të mëdhenj. Në MLS, pas karrierës së tyre në Europë, kanë luajtur yje si Lampard, Gerrard, Zlatan Ibrahimovic dhe Pirlo".

Po në atë intervistë, kampionit të botës me “gjelat” iu dha mundësia për të zgjedhur mes fitimit të Ligës së Kampionëve dhe “Topit të Artë”. Francezi ishte i qartë: "Në qoftë se do të garoja në tenis, unë do të zgjidhja “Topin e Artë”, sepse ai sport luhet vetëm. Futbolli është një sport ekipor dhe unë e di që, për të fituar “Topin e Artë”, së pari duhet të fitoj Ligën e Kampionëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat