Rashica publikon një video të veçantë nga ‘Loja e Yjeve’

Futboll

Rashica publikon një video të veçantë nga ‘Loja e Yjeve’

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:45
Milot Rashica dhe Granit Xhaka

Më 15 qershor në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u ndesh skuadra e drejtuar nga Milot Rashica me skuadrën e drejtuar nga Granit Xhaka, në ndeshjen e organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës për bamirësi.

Gjashtë ditë pas këtij eventi që tërhoqi shumë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” atë natë, Milot Rashica e publikoi një video në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për atë ndeshje.

Nga “Loja e Yjeve” u grumbulluan 9.288 euro, të cilët do të t’iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë.

“Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë”, bëri të ditur Komuna e Prishtinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat