Joao Felix “thikë pas shpine” Real Madridit, afër marrëveshjes me Atletico Madridin

Futboll

Joao Felix “thikë pas shpine” Real Madridit, afër marrëveshjes me Atletico Madridin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:11
Joao Felix

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Real Madridi ka bërë një lëvizje të fundit për Joao Felixin duke ofruar 130 milionë euro (80 mln para kesh dhe 50 në formën e bonuseve), por portugezi ka refuzuar, duke qenë se ka akord me Altetico Madridin.

E ardhmja e 19-vjeçarit do të jetë në “Wanda Metropolitana”, ndërsa në arkën e Benficas, do të shkojnë 120 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të tij.

Pas Felikx-it, ditët e fundit u hodh në sulm fuqishëm Mançester City, që ishte gati të ofronte 120 milionë eurot e kërkuara të klauzolës së tij.

Gjithsesi Reali dhe City janë kujtuar me vonesë, sepse Felixi ka arritur marrëveshjen me Atletikon dhe vetë klubet kanë akord mes tyre.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në hapje të afatit kalimtar të verës, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat