Manchester United i gatshëm ta shesë Pogban, në mënyrë që ta balancojë bugjetin

Futboll

Manchester United i gatshëm ta shesë Pogban, në mënyrë që ta balancojë bugjetin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:48
Paul Pogba

Në çdo merkato, mbetet “telenovela” më e ndjekur.

Fjala është për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Futbollisti francez sipas të gjitha gjasave po kalon ditët e fundit në “Teatrin e Ëndrrave”, derisa edhe më tutje mbetet në dyshim destinacioni i tij i ardhshëm.

Para disa ditësh, vetë lojtari pati deklaruar se ka ardhur koha për aventura të reja, duke dhënë kështu sinjale pozitive të largimit.

Drejtuesit e 20-të herë kampionëve anglezë tashmë e kanë kuptuar se Pogba nuk dëshiron më të luajë për “Djajtë e Kuq” dhe kështu ka vendosur që të shqyrtojë çdo ofertë mbi 115 milionë euro.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se dy skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij janë Real Madridi e Barcelona, por duke mos përjashtuar as ndonjë rikthim eventual në Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat