Kaçiu konfirmon largimin nga Gjilani

Futboll

Kaçiu konfirmon largimin nga Gjilani

Nga: K. G. Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:05
Kaçiu konfirmon largimin nga Gjilani

Portieri Donat Kaçiu konfirmon largimin nga klubi i futbollit Gjilanit.  “Kam ndarë rrugët me Gjilanin pas tri vitesh e gjysmë bashkëpunimi dhe tani jam futbollistë i lirë.

Kam kaluar tri vite e gjysmë të shkëlqyera në qytetin e Gjilanit, me ç’ rast dua ti falënderoj të gjithë: Presidentin e klubit Florim Zukën, drejtuesit aktual të klubit, ish-drejtuesit që më sollën në një familje të madhe dhe të shëndosh si kjo e Gjilanit, trajnerët me të cilët kam punuar, si dhe grupin e tifozëve të mrekullueshëm ‘Skifterat’.

Jam mirënjohës për përkrahjen dhe mbështetjen, shpresoj që momentet e mira ti kenë mundur ato të këqijat.

Tashmë jam në kërkim të një sfide të re për ta vazhduar karrierën time sportive të cilën e kam nisur qysh në fëmijërinë e hershme, për të vazhduar me punë, sakrifice dhe përulësi, gjërat që më kanë karakterizuar gjatë gjithë jetës time”, shkroi Kaçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat