Ky është fati i sportit të Kosovës

Futboll

Ky është fati i sportit të Kosovës

Nga: Fetah Veliu Më: 21 qershor 2019 Në ora: 18:14
Fetah Veliu

Përsiatje profesionale

Se rendi shoqëror dhe ai profesional, është i ngatërruar me dashje nga persona, grupe të caktuara interesi, nuk don koment perceptimi dhe sqarimi! Me këtë mund të konstatojmë se rendi shoqëror, ai institucional është tjetërsuar në aspektin e vlerave human dhe profesionale!

Nëse është dashtë që në drejtimin e shoqërisë, komuniteteve profesionale dhe te institucioneve shkencore dhe atyre shtetërore, të emërojnë edhe të caktohen personazhe të verifikuara profesionale, të njëjtët institucione janë pushtuar me militant politik, të njërës ose partisë tjetër, varësisht se cila nga partitë qeverisë në Kosovë!

Kështu, gati në të gjitha nivelet organizativo institucionale, te të gjitha fushat e veprimtarisë profesionale dhe atyre shtetërore, në krye të këtyre dikastereve të rëndësishme shtetërore, kemi më shumë militant partiak, të pa kualifikuar se sa shkencëtar dhe profesionist përkatës, të cilët bredhin rrugëve, pasi detyrën e shkencëtarit dhe intelektualit po e bëjnë politikanët, bashibuzuka, te paditur dhe matrapaz!

Prandaj ndodh, ajo qe ndodhi në parlamentin e Kosovës, me mos miratimin e ligjit për sponzorizim në sport dhe kulture! Ky është fati i sportit dhe kulturës së Kosovës, kur kulturën dhe sportin e drejtojnë dhe e kanë në dorë “analfabetët” politik, ata që as familja e tyre nuk i donë, as edhe një punë të vetme në jetë nuk e kanë bërë, pasi nuk dijnë çka është kultura dhe sporti, por ja për çudi i kemi në krye të shtetit dhe të vendit ku vendosin për fatin e popullit, të kulturës e sportit! A e dine këta “zotërinj” deputetë, se bota përparimtare dhe ajo profesionale, në sport dhe kulturë, investon me qindra miliona buxhet vjetor!

Vetëm drejtoria e sportit në Vjenë, për një vit kalendarik investon gjithsej 50 milion në projekte kapitale dhe të sponzorizimit të aktiviteteve sportive! Ndërsa te ne, duke qenë në krye të këtyre dikastereve shtetërore, të paditurit, kuptohet ata as nuk dijnë çka është kultura e as cila është rëndësia e të marrurit me sport!

Çfarë mbrapshtie, vetëm neve shqiptarëve mund me na ndodh që ta pengojmë dhe luftojmë vlerat kulturore dhe ato sportive, gjersa në vendet evropiane këto fusha kanë prioritetet me të mëdha, pasi atje në krye të institucioneve shkencore, atyre kulturore dhe sportive gjenden, shkencëtarët, profesionistët dhe krijuesit, ndërsa tek ne politikanët analfabetë që nuk i don as familja e tyre, pasi kurrë në jetë asgjë të mirë nuk kanë sjell as për familjen e tyre, e jo se jo as edhe për shoqërinë shqiptare, e as edhe kurrë nuk kanë me sjell për kulturë dhe sport, gjersa analfabetët dhe të paditurit merren me kulturë dhe sport!!!
Autori është trajner i futbollit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat