Arsenal do ta bëjë kapiten Xhakën për të mos lejuar largimin e tij

Futboll

Arsenal do ta bëjë kapiten Xhakën për të mos lejuar largimin e tij

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 18:16
Granit Xhaka

Granit Xhaka mund të mos jetë më pjesë e Arsenalit që nga edicioni i ardhshëm.

Futbollisti shqiptar duket se do të ketë Madridin si destinacion.

Kjo përpjekje po bëhet nga Atletico Madrid për të pasur zëvendësim për Rodrin i cili është bashkuar me Manchester Cityn.

Por, si duket menaxhmenti i Arsenalit nuk po pajtohet me këtë largim, duke tentuar ta parandalojnë këtë.

Për të mos lejuar largimin e Xhakës, Arsenali po ecën përpara me planin për ta bërë kapiten mesfushorin, pasi Laurent Koscielny, i cili po hyn në vitet e fundit të karrierës, do ta dorëzojë shiritin, shkruan The Sun.

Xhaka u bashkua me Arsenalin në 2016 dhe që atëherë ka seleksionuar 130 paraqitje pas një fillimi të vështirë të jetës në veri të Londrës. Atij iu desh pak kohë të fitonte përkrahjen tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat