Sulmuesi i Romës transferohet në Rusi, i bashkohet Spartak Moskës

Futboll

Sulmuesi i Romës transferohet në Rusi, i bashkohet Spartak Moskës

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 18:17
Roma

Skuadra e Spartak Moskës kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të gjigantit italian, Roma.

Ezequiel Ponce i është bashkuar skuadrës ruse në një marrëveshje të përhershme.

22 vjeçari ka shënuar 21 gola për Aek Athens sezonin e kaluar, por skuadra greke nuk kishte shfrytëzuar të drejtën e blerjes.

‘Giallorossi’ do të pranojnë rreth 8 milionë euro nga shitja e lojtarit, por do të mbajnë vetëm 4.8 milionë prej tyre.

Roma e kishte transferuar argjentinasin në vitin 2015, kur asokohe fitonte garën me Tottenham Hotspur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat