Stadiumi i ri i Kosovës, tifozët peticion për emrin e veçantë

Futboll

Stadiumi i ri i Kosovës, tifozët peticion për emrin e veçantë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 19:11
Stadiumi i ri i Kosovës, tifozët peticion për emrin e veçantë

Kosova do të ketë një stadium të ri dhe projekti fantastik u prezantua para pak ditësh. Një arkitekturë moderne dhe një impiant me të gjitha kushtet do të ndërtohet për Përfaqësuesen e Kosovës. 

Tifo-grupi "Dardanët" kanë hapur një peticion ku kërkojnë që stadiumit të ri t'i vendoset emri "Dardania Arena". 

"Gjatë javës, në të gjitha qytetet e Kosovës së bashku me kordinatorët tanë dhe anëtarët e tifo-grupit kemi nënshkruar një peticion që stadiumi kombëtar që u prezantua javën e kaluar të emërohet 'Dardania Arena'.

Shpresojmë, që kërkesa jonë të miratohet", - shkruhet në kërkesën e tifo-grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat