Ish futbollist i Prishtinës, në krye të Serbisë – shënjestër e kritikave në Serbi

Futboll

Ish futbollist i Prishtinës, në krye të Serbisë – shënjestër e kritikave në Serbi

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 19:54
Gjoroviq

Përfaqësuesja e Serbisë U21 ka pësuar humbje nga Gjermania me rezultat 1:6 në Kampionatin Evropian të kësaj grup moshe.

Në krye të këtij ekipi është ish futbollisti i Prishtinës Goran Gjoroviq, i cili këtyre dy ditëve ka qenë në “shënjestër” të medieve të atjeshme dhe të thumb të kritikës sportive.

Gjoroviq, i lindur në Prishtinë, ka qenë pjesë e ekipit të Prishtinës në Ligën e Dytë Federative në sezonet 1989/90 dhe 1990/91, ka luajtur për Prishtinën deri më 1993, para se të transferohej në Crvena Zvezdë dhe të bënte karrierë edhe në kombëtaren e Jugosllavisë së atëhershme, shkruan Insporti.

Gjoroviq  ka luajtur 42 ndeshje për Prishtinën në liga federative si pjesë e gjeneratës me Salihun, Morinën, Keçin dhe futbollistë të tjerë të njohur të Kosovës, raporton Insporti duke iu referuar të dhënave nga arkivi.

Mediat serbe kanë raportuar me fjali të tipit “Nuk kemi nevojë të brengosemi për të ardhmen e reprezentacionit – ajo nuk ekziston”, ose transmetojnë deklaratën e tij ku thonë se ai merr përgjegjësinë prë “debakël”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat