Ylli i Nigerisë alivanoset në stërvitjet para Kupës së Afrikës

Futboll

Ylli i Nigerisë alivanoset në stërvitjet para Kupës së Afrikës

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 21:44
Samuel Kalu është alivanosur.

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur sot në stërvitjet e kombëtares së Nigerisë, pasi ylli nigerian, Samuel Kalu është alivanosur.

Kalu është 21 vjeçar dhe luan me skuadrën e Bordeaux dhe është grumbulluar me kombëtaren e Nigerisë për lojërat e Kupës së Afrikës.

Lojtari u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës gjatë ditës së premte, para ndeshjes hapëse të cilën Nigeria e luan kundër Burundi, të shtunën.

Kalu është alivanosur kur po ekzekutonte një goditje nga këndi dhe stafi mjekësor menjëherë ka reaguar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pasi u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt, Kalu thuhet se është larg rrezikut me zemrën, por ishte dehidruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat