Juventusi po punon për transferimin e Jorginhos

Futboll

Juventusi po punon për transferimin e Jorginhos

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 07:43
Italo-braziliani Jorginho

uventusi ditë më parë ka emëruar në krye të skuadrës trajnerin italian Maurizio Sarri.

Tekniku italian iu bashkua Juventusit pas një aventure një vjeçare te Chelsea ku fitoi Ligën e Evropës.

60-vjeçari do të synoj që në krye të Zonjës së Vjetër të arrijë triumfin e shumëkërkuar në Ligën e Kampionëve.

Por dëshira kryesore e Sarrit në krye të Juventusit është që të punojë përsëri me mesfushorin italo-brazilian Jorginho.

Sarri insistoi për transferimin e Jorginhos te Chelsea, ndërsa tani e do rikthimin e tij në Itali.

Daily Mirror ka raportuar se krerët e Zonjës së Vjetër tanimë kanë filluar bisedimet me Chelsean për lojtarin.

27-vjeçari mund të transferohet në Juventus nëse kampionët e Italisë paguajnë shumën prej 575 milionë eurove të kërkuara nga Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat