Sarri me një synim të madh në Juventus, kërkon rikthimin e yllit argjentinas

Futboll

Sarri me një synim të madh në Juventus, kërkon rikthimin e yllit argjentinas

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:43
Sarri

Higuain me shumë gjasë pritet të rikthehet tek kampioni i Italisë pas huazimit nga Chelsea.

Ai është një ndër lojtarët e preferuar të Sarrit dhe pikërisht edhe dëshira e trajnerit është që Higuain te jetë në Torino.

Sipas "Sky Sport", drejtuesit e klubit do të mbajnë një takim me sulmuesin për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij. Dëshira e lojtarit është që të qëndrojë në Torino duke u bashkuar sërish me Sarrin, por do të jenë drejtuesit bardhezinj ata që do të vendosin për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat