Kili tregon forcën

Futboll

Kili tregon forcën

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 11:03
Kili tregon forcën

Pas Kolumbisë është Kili skuadra e dytë që siguron një biletë për në fazën çerekfinale të Copa America 2019-të. Kampionët e dy edicioneve të fundit, triumfuan edhe në ndeshjen e dytë të grupit B, pasi kaluan me shifrat e ngushta 2:1 Ekuadorin në Arena Fonte Nova në Salvador.

Një fitore kjo që e ngjiti La Rojan amerikano-jugore në kuotën e 6 pikëve dhe la në kuotën 0, Ekuadorin që është pothuajse i eliminuar nga kompeticioni edhe pse ekziston ende një shpresë e vogël që të renditet në dy të tretat më të mira. Kili ndërkohë për të ruajtur vendin e parë në grupin C, i mjafton një barazim në ndeshjen e fundit në grup ndaj Uruguait.

Skuadra e trajnerit kolumbian Reinaldo Rueda zhbllokoi shumë shpejtë shifrat teksa pas ekzekutimit të një goditjeje këndi, sulmuesi anësor Fuenzalida gjeti goditen fituese në minutën e 8-të.

Por në të 26-ën ekuadorianët barazuan me sulmuesin Ener Valencia i cili kthehu në gol një penallti. Ka rigjetur veten në përfaqësuese Alexis Sanchez që pas golit në ndeshjen e parë ndaj Japonisë shënoi sërish teksa në minutën e 51-të pas harkimit të Aranguiz goditi fluturimthi duke realizuar golin e avantazhit për kilianët, avantazh që La Roja e mbrojti me fanatizëm deri në fund.

Përsa i përket Ekuadorit edhe këtë herë e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi në minutën e 89-të qëndërmbrojtësi Achillier u largua nga fusha me karton të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat