Mungon vetëm firma, Rrahmani drejt Serie A

Futboll

Mungon vetëm firma, Rrahmani drejt Serie A

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 11:53
Mungon vetëm firma, Rrahmani drejt Serie A

Futbollisti Amir Rrahmani sezonin e ardhshëm, do të luajë në Serinë A italiane, pasi Hellas Verona dhe Dinamo e Zagrebit, kanë gjetur akordin për shërbimet e 25-vjeçarit.

Siç raporton “gianlucadimarzio.it”, të martën, Rrahmani do të bëjë vizitat mjekësore dhe do të firmosë për Veronën. 

Skuadra italiane do t’i paguajë Dinamos së Zagrebit 2.1 milionë euro dhe Rrahmani mund të quhet një lojtar i Veronës.

Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtësin, i cili po kalon një formë të shkëlqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat