Franca i kundërpërgjigjet Rumanisë

Futboll

Franca i kundërpërgjigjet Rumanisë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:34
Franca i kundërpërgjigjet Rumanisë

Franca i kundërpërgjigjet Rumanisë me një fitore minimale ndaj Kroacisë në grupin C të Europianit të 21-vjeçarëve.

Një sukses 1-0 falë një finalizimi të sulmuesit të Lyon Mousa Dembele në minutën e 8-të por që vlen shumë pasi e ngjiti Francën në kuotën e 6 pikëve dhe në ndeshjen e fundit gjelave dhe rumunëve do t’u mjaftonte një barazim për të kualifikuar të dyja skuadrat në fazën gjysmëfinale edhe pse Franca do të renditej e dyta nëse nuk fiton dhe do të avanconte më tej si e dyta më e mirë.

Kroacia ndërkohë pësoi humbjen e dytë në grup dhe u eliminua nga turneu, kështu që ndeshjen ndaj Anglisë do ta luajë thjeshtë për statistika dhe për të mos e mbyllur grupin në vendin e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat