Tjetër largim nga Luftëtari

Futboll

Tjetër largim nga Luftëtari

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:04
Tjetër largim nga Luftëtari

Largime pafund te Luftëtari. Janë të paktë lojtarët nga grupi i sezonit të kaluar që vazhdojnë të jenë pjesë e bluzinjëve.

Pas emrave të tillë si Albano Aleksi, Jackson, Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Rustem Hoxha etj, i fundit që i ka dhënë lamtumirën skuadrës gjirokastrite është është mbrojtësi Mërgim Neziri.

27-vjeçari ka konfirmuar largimin ashtu siç kanë bërë edhe pjesa tjetër e futbollistëve që kanë ikur nga Luftëtari pasi është zyrtarizuar te gjermanët VFR Aalen të cilët në sezonin e ri do të militojnë në kategorinë e 4-t të futbollit gjerman pasi u rrëzuan nga Bundesliga e 3-të.

Për Nezirin bëhet fjalë për një rikthim pasi Aalen është skuadra ku ka nisur karrierën dhe ku ka hedhur hapat e tij të para si futbollist. Me Luftëtarin në gjysmën e dytë të sezonit, Neziri u aktivizua në total në 12 takime, 8 prej tyre i nisi si titullar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat