Lukaku, Barela dhe Godin, ja si mund të jetë formacioni i Interit sezonin e ardhshëm

Futboll

Lukaku, Barela dhe Godin, ja si mund të jetë formacioni i Interit sezonin e ardhshëm

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:56
Romelo Lukaku

Trajneri italian nuk është kërkues vetëm në fushën e lojës, por ai kërkon dhe jashtë saj, duke “shtrydhur” bashkpuntorët e tij për merkaton.

“Gazzeta Dello Sport”, ka publikuar formacionin e mundshëm të Interit, për sezonin që vjen, ku bien në sy emra si Lukaku, Barela, Godin dhe padyshim skema tradicionale e Kontes 3-5-2.

Në portë do të jetë i palëvizur Samir Handanoviç. Mbrojtja do përbëhet nga Godin, De Vrij dhe Shkriniar.

Laxari dhe Perisic do të jenë anësorët. Ndërkaq në mesfushë do ketë dy emra të rinj pranë Brozoviçit, bëhet fjalë për Barelën dhe Sensin. Sulmi do të ketë dy gjigantë si Xheko dhe Lukaku.

Tashmë mbetet të shihet nëse dëshirat e Kontes plotësohen dhe do të kemi një Inter të ri sezonin që po vjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat