De Gea vendos të qëndrojë te Man Utd

Futboll

De Gea vendos të qëndrojë te Man Utd

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:59
David de Gea

David de Gea do të vazhdojë qëndrimin te Manchester United.

Portieri spanjoll ka ngjallur shumë dyshime rreth së ardhmes së tij duke u lidhur me një largim nga Manchester United, ku refuzonte vazhdimin e ofertës për rinovim.

Por, sipas ‘The Sun’ Manchester United janë duke i përgatitur një ofertë të re De Geas, e cila do ta bind për të qëndruar në ‘Old Trafford’.

‘Djajtë e Kuq’ do t’i ofrojnë spanjollit kontratë të re pesë vjeçare, ku do të përfitonte deri në 350 mijë funte në javë.

De Gea 28 vjeçar, është pjesë e Manchester United që nga viti 2011, kur ishte transferuar nga Atletico Madrid

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat