Hamsik lodhet nga Kina, në negocim për rikthimin në Serie A

Futboll

Hamsik lodhet nga Kina, në negocim për rikthimin në Serie A

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:06
Marek Hamsik

Marek Hamsik është lodhur nga eksperienca në Kinë, edhe pse ka vetëm pak muaj që kaloi tek skuadra e Dalian Yifang.

“La Repubblica” ka bërë me dije se mesfushori sllovak ka ndezur interesin e Romas, që ka filluar negocimin me klubin kinez që të lërë të lirë lojtarin të rikthehet në Itali, këtë herë me fanellën verdhekuqe dhe jo atë të kaltër të Napolit, ku luajti për thuajse 12 sezone.

31-vjeçari ka pagë 9 milionë euro në sezon dhe Roma i ka propozuar klubit të Dalian Yifang që në operacion të përfshihet Javier Pastore, i cili të kalojë në Kinë, me pagë më të ulët se ajo e Hamsik dhe të dy klubet do të dilnin të fituara nga ky shkëmbim.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat