Ardian Kozniku me një projekt të madh në Kosovë

Futboll

Ardian Kozniku me një projekt të madh në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:48
Ardian Kozniku me një projekt të madh në Kosovë 

Ish futbollisti i mirënjohur, Ardian Kozniku, tha se kampi që do të mbahet në Gjakovë, përfshinë gjithë Kosovën dhe është një mundësi e mirë për secilin talent të futbollit që të jenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit.

“Ardhja e Lokomotivës në Gjakovë është ide e drejtorit të këtij kolektivit së bashku me mua. Kampi mbahet nga data 15 korrik e deri me 17 korrik të këtij vitit në fushën sintetike në Gjakovë. Për pesë ditë do të mbahen dhjetë stërvitje, ku do të jenë të angazhuar trajnerët profesional, unë, Besnik Prenga po ashtu si krah i djathtë është Gëzim Daka, si ndihmesë, i cili është zyrtar i lart i sportit të Gjakovës.

Lokomotiva është ekip që shumë emra kanë dalë dhe kanë luajtur në Kampionatin Botëror, si Badelj, Brozoviç, Vrsajlko dhe Pjaca”, tha Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Amir Rrahmani, Eros Grezda, Lirim Kastrati, Myrto Uzuni, futbollistë që kaluan përmes ekipit të Lokomotivës. Lokomotiva është një shkollë fantastike, që më së miri e dëshmon edhe dalja nga kjo shkollë e Badelj, Brozoviç, Vrsajlko, Pjacës etj.

Image

Ardian Kozniku

Jam krenarë që bashkëkombësve të mi po iu mundësojë që të vijnë në provë në Lokomotivë. Është një kamp profesional në Gjakovë, që i hap dyert talenteve të Kosovës që të provohen në Lokomotiva”, shprehet Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat