Revolucion te Juventusi

Futboll

Revolucion te Juventusi

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:50
Revolucion te Juventusi

Drejtuesit e Juventusit duan me çdo kusht të fitojnë Ligën e Kampionëve, dhe pas ndryshimit të trajnerit tani pritet të fillojnë të lëvizin edhe  në merkato.

Pozicioni ku pritet të ketë më shumë lëvizje do te jetë mesfusha, kjo edhe për shkak se në repartet e tjera “Zonja e Vjetër” ka shumë lojtarë cilësor. Sipas mediave italiane me valixhet në duar për tu larguar nga Juventusi janë, Sami Khedira dhe Blaise Matuidi.

I pari nuk kishte një sezon të shkëlqyer me bardhezinjtë, kjo edhe për shkak të dëmtimeve, ndërsa i dyti edhe pse ishte titullar sezonin që sapo përfundoi, nuk duket se është në planet e trajnerit të ri Maurizio Sarri.

Gjithashtu drejtuesit bardhezi po punojnë edhe për merkaton në hyrje veçanërisht në mesfushë. Pas  Rabiot i cili është shumë afër torinezve, objektivat e tjerë janë Pogba dhe Milinkovic-Saviç.

Kjo pritet të jetë një merkato me të vërtetë e nxehtë në kampin bardhezi si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat