Hysaj është një hap larg Atleticos

Futboll

Hysaj është një hap larg Atleticos

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:30
Hysaj është një hap larg Atleticos

Elseid Hysaj është një hap larg Atletico Madrid.

Sipas asaj që bëhet me dije nga mediat spanjolle dhe sidomos "Corriere dello Sport", Pablo Simeone ka dhënë "ok" që oferta për të arritur te mbrojtësi i Napolit të shkojë 20 mln euro nga 18 që ishin ofruar.

Napoli, që vazhdon të kërkojë 25 mln euro, ka marrë kohë dhe po reflekton. Presidenti De Laurentis duhet të kthejë një përgjigje shpejt.

Hysaj ka katër sezone te Napoli, teksa klauzola e tij për jashtë është 50 mln euro, por megjithatë ajo ka rënë poshtë me kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat