Shaqirin e kërkon Renova

Futboll

Shaqirin e kërkon Renova

Nga: K. G. Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:43
Shaqirin e kërkon Renova

Mesfushori defensivë, Bleon Shaqiri, po kalon formë të mirë dhe është edhe cak i disa skuadrave. Merret vesh nga burimet e afërta të tij, se po kërkohet edhe nga Renova e Xhepçishtit të Tetovës. 

Shaqiri është pjesë e Vllaznisë nga Pozhorani me të cilën ka kaluar formë të mirë në edicionin e fundit. 

Mesfushori defensivë ka qenë edhe pjesë e Prishtinës së juniorëve he është prej lojtarëve më luftarak, ndryshe është biri i trajnerit të mirënjohur Qerim Shaqiri. 

Megjithatë, mbetet të shihet se a do të finalizohet marrëveshja me Renovën, anëtare e elitës së futbollit të Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat