Bota e futbollit në ankth

Futboll

Bota e futbollit në ankth

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:05
Bota e futbollit në ankth

Bota e futbollit është në ankth ditën e sotme, për një emër të madh në Itali, si Xhixhi Simoni.

Ish-trajneri i Interit, i cili këtë janar mbushi plot 80-vjeç, është shtruar ditën e sotme në spital në rrezik për jetën. Simoni është shtruar në Spitalin “Cinaselo” të Pizës, pasi kaloi ishte ndjerë vërtetë keq në shtëpinë e tij.

Situata e tij po ndiqet nga mjekët, por gjithsesi gjendja mbetet kritike. Simoni i ka dedikuar futbollit më shumë se 60 vite nga jeta e tij, dhe vetëm para pak vitesh, vendosi të dilte në pension, pasi ishte drejtor i ekipit të Gubios.

Si lojtar ka fituar një Kupë Italie me Napolin, në sezonin 1961-62, dhe kampionatin e Serisë B me Genoan në sezonin 1967-68. Palmaresi i trofeve në stol është më i pasur.

Ai ka fituar me Interin në sezonin 1997-98 Kupën UEFA, dhe po në atë vit ka fituar çmimin trajneri më i mirë në Itali. Gjithashtu, ka ngjitur 3 herë Genoan, dhe 2 herë Pizën, në elitën e futbollit italian, duke fituar kështu 5 herë në total Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat