PSG i vendos çmimin mesfushorit të skuadrës, Arsenal ‘fërkon duart’

Futboll

PSG i vendos çmimin mesfushorit të skuadrës, Arsenal ‘fërkon duart’

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 21:24
Christopher Nkunku

Skuadra e Paris Saint Germain i ka vënë çmimin mesfushorit të skuadrës, Christopher Nkunku.

Është skuadra e Arsenal ajo që ka shfaqur më së shumti interesim për shërbimet e të riut, për të mbyllur hapësirat e lëna në mesfushë nga largimi i Ramsey.

‘L’Equipe’ raporton se PSG e vlerëson lojtarin me 13.5 milionë funte, shifër për të cilën duhet të punojë skuadra e Arsenal.

Ish trajneri i PSG që tani drejton Arsenalin, Unai Emery, është interesuar edhe gjatë janarit, por nuk arriti të mbyllte marrëveshje me 21 vjeçarin.

Gjithsesi, kampionët e Francës tani kanë ndërruar mendje dhe mund ta shesin Nkunku, për të ngritur fondet e tyre për shkak të FPF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat