Mancini flet për vështirësitë e Contes dhe ëndrrën Botëror e Europian

Futboll

Mancini flet për vështirësitë e Contes dhe ëndrrën Botëror e Europian

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:44
Roberto Mancini

Trajneri i Italisë Roberto Mancini ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku u ndal të flasë për objektivat, më saktë ëndrrat e tij si trajner i Italisë dhe trajnerin aktual të Interit, ish-skuadër e drejtuar nga vetë ai.

“Ishte e rëndë që lojtarët italianë nuk kishin të njëjtën ndjenjë për kombëtaren. Kombëtarja është skuadra e të gjithëve, që të jep momente të pabesueshme lumturie. Kur erdha unë kishte shumë demoralizim. Fatkeqësisht këto momente ndodhin: ‘Nuk ke lojtarë, nuk ke asgjë’, më thanë ata mua. 

Por, në Itali gjithmonë lindin lojtarë të rinj. Një nga ato pak gjëra që ka qenë gjithmonë aty. Ne duhet të grumbullojmë pikë, që të ngjitemi në renditje. Jam i kënaqur me mënyrën sesi janë sjellë lojtarët. Nëse përfaqëson Italinë duhet të tregosh lumturinë, emocionin dhe nderin. Kjo është ndjenja që shoh tek lojtarët e mi. Dua të fitoj Europianin dhe Kupën e Botës”, deklaroi Mancini.

Conte tek Inter – “Mendoj se ai mund të bëjë gjëra të mira. Nuk është e thjeshtë të gjesh lojtarë që kanë bërë hapa përpara. Ata i marrin klube si Real Madrid, Barcelona, Manchester United, klube që kanë qarkullim të jashtëzakonshëm. Fatkeqësi që lojtarë si Hazard nuk janë në Itali".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat