Real, Mendy e nis aventurën në Madrid me një gafë

Futboll

Real, Mendy e nis aventurën në Madrid me një gafë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 08:01
Ferlan Mendy

Real Madrid ka gjetur më në fund një alternativë për Marcelo-n. Klubi spanjoll ka blerë nga Lyon mbrojtësin e majtë Ferlan Mendy. 25-vjeçari është i shpejtë dhe i aftë në të dy fazat e lojës. Lyon ka provuar ta mbajë, por oferta e Real Madrid nuk mund të refuzohej: 48 milionë euro, plus tetë të tjerë si bonus. 

Problemi është se Mendy nuk është prezantuar në mënyrën më të mirë në Madrid. E përditshmja spanjolle "AS" ka zbuluar gafën e bërë nga lojtari në rrjetet sociale. Francezi, në fakt, i ka bërë "like" mesazhit të një tifozi që kërkonte largimin e Lucas Vazquez nga Madridi. 

Ku i dihet, ndoshta nuk është përshtatur akoma me spanjishten dhe do të ketë dashur të vlerësojë me një "like" një tifoz të rastësishëm, i cili i është përgjigjur mesazhit të mirëseardhjes që klubi ka postuar për lojtarin në Twitter.

Image

Tifozi ka shkruar: "Mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, Ferland Mendy". Më pas, ka shtuar: "Duhet të largoni Lucas Vazquez". Pas këtij mesazhi të dytë ka ardhur edhe "pëlqimi" i yllit të ri të Real-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat