Dani Alves konfirmon se do të largohet nga PSG

Futboll

Dani Alves konfirmon se do të largohet nga PSG

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:33
Dani Alves

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Alves, ka bërë të ditur se ky ishte sezoni i fundit me skuadrën e Paris Saint Germain.

Kontrata e lojtarit brazilian me kampionët e Francës skadon më 30 qershor dhe nuk do të ketë rinovim të saj.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Alves, për mes një postimi në ‘Instagram’, ku ka shkruar: “Një cikli po i vije fundi”.

Lojtari që po bart shiritin e kapitenit tek kombëtarja e Brazilit në Kupën e Amerikës 2019, nuk synon të vazhdojë aventurën e tij përtej 30 qershorit të këtij viti.

Ish lojtari i Barcelonës kalonte tek PSG në vitin 2017, për të dominuar ligën franceze.

Nuk dihet akoma se cili do të jetë destinacioni i radhës për lojtarin brazilian, por sigurisht  se oferta të shumta do të nisen drejt tij, pas përfundimit të Kupës së Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat