4 emra për mesfushën, Milan gjen formulën për Ceballos

Futboll

4 emra për mesfushën, Milan gjen formulën për Ceballos

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:40
Dani Ceballos

Milani është në kërkim të një mesfushori dhe treshja Boban-Maldini-Massara janë duke analizuar katër emra.

Teksa vijojnë të ëndërrojnë për Torreira, çmimi që kërkon Arsenal bën që kuqezinjtë të tërhiqen (50 mln euro).

E njëjta gjë po ndodh edhe me Veretout të Fiorentinas, që kanë kërkuar 25 mln euro për kartonin e lojtarit të tij.

Alternativë mbetet Praet nga Sampdoria, por në krye të listës është Dani Ceballos i Real Madridit.

Kartoni i tij vlerësohet 45-50 milionë euro dhe Milan nuk ka luksin të paguajë këtë shifër.

“La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se klubi italian po mendon që të paraqesë një ofertë ndryshe tek Reali: 4 milionë euro për huazim dyvjeçar dhe mundësi blerje me këste.

Një formulë e krijuar për të bërë shpërndarjen e shpenzimeve në vite të ndryshme, në mënyrë që të kenë bilancet ekonomike në rregull me UEFA-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat