Shuhet ëndrra për kalimin tek Real Madrid – Eriksen konsideron Man Utd si opsion

Futboll

Shuhet ëndrra për kalimin tek Real Madrid – Eriksen konsideron Man Utd si opsion

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:02
Christian Eriksen

Kalimi i Christian Eriksen tek skuadra e Real Madrid duket se nuk do të ndodh dhe lojtari tashmë ka një tjetër plan në kokë 

Mesfushori danez është i vendosur që të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë kësaj vere, por tashmë destinacionet kanë ndërruar.

Në fillim të merkatos, ishte Real Madrid skuadra që shihej si destiancion i ardhshëm për Eriksen, por kjo ëndërr duket se është shuar për danezin.

Sipas ‘Mirror’, lëvizja e Real Madrid për Eden Hazard ka bërë që Eriksen të shikoj për opsione të tjera.

Thuhet se lojtari i  Spurs po konsideron Manchester United dhe Juventus si opsione të mundshme për të ardhmen e tij.

Eriksen ka bërë 206 paraqitje me Tottenham, ku ka shënuar 49 gola. Ai vlerësohet me 100 milionë funte nga skuadra londineze

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat