Messi – De Jong: Dyshja që po frikëson kundërshtarët e Barcelonës ende pa filluar sezoni

Futboll

Messi – De Jong: Dyshja që po frikëson kundërshtarët e Barcelonës ende pa filluar sezoni

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:03
Messi – De Jong

Tifozët e Barcelonë po presin me padurim fillimin e sezonit të ri, për të parë Frenkie de Jong me fanellën ‘Blaugrana’.

Barcelona kishte arritur marrëveshje për transferimin e De Jong gjatë afatit kalimtar të janarit, por marrëveshje thoshte se lojtari luan me skuadrën vetëm nga sezoni i ardhshëm.

Pritshmëritë për Holandezin janë të larta, sidomos kur ai do të luajë në bashkëpunim me Lionel Messin.

De Jong si më i miri aktualisht që nxjerr skuadrën përpara nga faza e mbrojtjes, si dhe Messi që e bën këtë punë më së miri nga faza  e sulmit, pritet të sjellin kokëçarje të mëdha për skuadrat kundërshtare.

Ishin pikërisht disa statistika të ‘Opta Pro’, të cilat kanë vënë në pah Frenkien dhe Leon.

Frenkie është vlerësuar si lojtari më i mirë për të nxjerr skuadrën përpara, njësoj sikur tashmë shoku i tij i skuadrës.

Kur kemi parasysh së dyshja do të luajë thuajse çdo javë krahë njëri tjetrit, atëherë pritet të shohim një Barcelonë spektakolare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat