E ardhmja e Kaçes e paqartë, mesfushori mbetet në udhëkryq

Futboll

E ardhmja e Kaçes e paqartë, mesfushori mbetet në udhëkryq

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:22
E ardhmja e Kaçes e paqartë

Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Ergys Kaçes te PAOK-u. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte i huazuar këtë sezon te Panathinaikosi, por nuk do të vazhdojë më aty për sezonin e ardhshëm. Ai është në pronësi të PAOK-ut dhe skuadra nga Selaniku nuk di çfarë të bëjë me lojtarin shqiptar.

Kaçe ka kontratë edhe për një vit me ekipin kampion të Greqisë dhe në fillimin e fazës përgatitore do të jetë nën urdhrat e trajnerit Razvan Luçesku dhe pastaj do të vendosin se çfarë do të bëhet me lojtarin.

Prioriteti i vetëm i Kaçes është që të aktivizohet sa më shumë sezonin e ardhshëm, pak rëndësi ka skuadra. Problemi është se PAOK-u nuk kërkon ta humbasë me kosto 0, pasi atij i përfundon kontrata.

Nëse do të qëndrojë, atëherë mund të ketë edhe një rinovim të kontratës për Kaçen. Megjithatë, nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë dhe të gjitha palët kanë dilema për këtë histori. Gjithçka do të zgjidhet në ditët e ardhshme kur të nisë merkatoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat