Transferimi te Real i pamundur

Futboll

Transferimi te Real i pamundur

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:30
Christian Eriksen

Mesfushori danez Christian Eriksen është i vendosur të largohet nga ekipi i Tottenham në merkaton e verës. Duke parë se transferimi i 27-vjeçarit te skuadra e Real Madrid po bëhet i vështirë, atëherë ai është gati të luajë për rivalët e Manchester United.

Real ka shpenzuar shumë gjatë qershorit. Ndaj skuadra “merengues”, të paktën për momentin, nuk ka ndërmend të paguajë 100 milionë euro për mesfushorin, shuma që kërkon Spurs.

Këtë shumë është gati ta paguajë ekipi i trajnerit Solskjaer..

Eriksen luan me Tottenham që prej vitit 2013 dhe në 277 ndeshje ka realizuar 66 gola. Sipas “The Mirror”, mesfushori kërkon një aventurë të re, ndaj është gati të largohet. Për momentin United duket në “pole” për të marrë talentin danez, një përforcim me vlera për "djajtë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat