Konfirmoi largimin nga Bayern, PSG i hap dyert talentit portugez

Futboll

Konfirmoi largimin nga Bayern, PSG i hap dyert talentit portugez

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 13:24
Renato Sanches

Një ditë më parë shpërtheu se nuk do të rikthehej më kurrë të Bayern Mynih edhe pse ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2021. Ai është mesfushori 21-vjeçar portugez Renato Sanches, që tri sezone më parë mbërriti në Gjermani me shumë bujë pas fitimit të Europianit.

Gjithsesi, aventura e Sanches në Bundesliga ishte një makth, duke luajtur shumë pak. Madje një sezon u la në formë huazimi te Swansea.

E përditshmja franceze “Le Parisien” konfirmon se trajneri Thomas Tuchel i ka bërë një ofertë lojtarit që të vijë te PSG-ja. Trajneri i ka ofruar mundësinë që të përfundojë makthin e tij dhe të tregojë aftësitë e tij me kampionët e Francës.

Tuchel është gati të ofrojë një mundësi të artë Sanches, një lojtar që u ble për 35 milionë euro nga Bayern tri vite më parë. Gjithsesi, vlera e kartonit të tij ka rënë ndjeshëm dhe portugezi mund të përfundojë te PSG-ja për rreth 20 milionë euro.

Sanchez mendohet se do të jetë lojtari që do të zëvendësojë Adrien Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat