Mesfushori i Lyonit, Tanguy Ndombele duhet të zgjedh se ku do të transferohet në sezonin e ardhshëm.
Mediat franceze thonë se ai duhet të zgjedh mes dy skuadrave të mëdha evropiane, PSG-së dhe Tottenhamit.
Për lojtarin më i preferuar është klubi anglez, transmeton KosovaPress.
Ai javën e kaluar tha: “Është e vërtete që Tottenham është një klub i madh, ata përfunduan në vendin e katër në Premier League dhe arritën të shkonin deri në finale të Ligës së Kampionëve”.
“Çdo lojtar do të ishte i interesuar për të luajtur në atë klub”, përfundoi francezi.