E kërkonte Interi, por...

Futboll

E kërkonte Interi, por...

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 19:34
Stefan El Sharaui

Stefan El Sharaui është një nga lojtarët më të spikatur tek Roma , dhe kjo ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e skuadrave të tjera.

Sipas mediave italiane në gjurmët e sulmuesit ishte vënë Interi të cilët e shihnin si zëvendësuesin ideal në rast largimi të Ivan Perisiç. Por sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport “ sot , Roma nuk dëshiron ta shesë lojtarin. 

Drejtuesit verdhekuq i kanë ofruar 26-vjeçarit rinovimin e kontratës e cila përfundon në vitin 2020.

Por ka një ngadalësim të negociatave, kjo për shkak se lojtari dëshiron rritje të pagës që merr aktualisht. Marrëveshja për rinovimin e kontratës pritet të mbyllet së shpejti, dhe lojtari do të fitojë 3 milionë euro plus bonuse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat