Iniesta shpjegon arsyen pse la Barçën

Futboll

Iniesta shpjegon arsyen pse la Barçën

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 20:13
Andres Iniesta

Andres Iniesta është kthyer të flasë për largimin e tij nga Barceloan në një intervistë të dhënë për të përditshmen katalanase “Ara”. Spanjolli, i cili luan prej një viti në Japoni me Vissel Kobe, ka thënë:

“Jam larguar nga Barça sepse nuk kisha më bateri. Isha kapiteni, por nuk arrija të garantoja çdo ditë atë që kërkohej për të qenë një futbollist i Barcelona-s”.

Iniesta ka folur edhe për të ardhmen: “Do të më pëlqente të bëhesha trajner. Besoj se kjo do të jetë e ardhmja ime. E adhuroj futbollin dhe më pëlqen të mësoj. Kur luaj nuk mendoj, gjërat më vijnë natyrshëm”, ka shtuar spanjolli.

“E njoh veten shumë mirë dhe ka shumë mundësi që në të ardhmen të drejtoj një ekip elite, një nga më të mirët. Nuk e di si, por do të përfundoj te një ekip elite”, ka thënë Iniesta.

Gjithsesi, momenti për një lëvizje të tillë është akoma larg. “Siç them gjithmonë, do të varet nga momenti, nga ata që janë në klub dhe nëse duan që unë të vazhdoj ose jo”.

“Ashtu siç ka mijëra mënyra për të analizuar një ndeshje, edhe për të analizuar një moment duhet të marrësh parasysh shumë gjëra. Gjithsesi, për momentin dua të vazhdoj të luaj”, ka përfunduar “Don Andres”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat