Legjenda e Bayernit i rikthehet futbollit në moshën 50-vjeçare

Futboll

Legjenda e Bayernit i rikthehet futbollit në moshën 50-vjeçare

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:42
Bayern Munich

Pas tërheqjes nga futbolli çdo lojtar mendon për një punë tjetër që lidhet me këtë sport, si trajner apo drejtues në një klub. Gjithsesi, Mario Basler është një histori më vete dhe ndoshta meriton të bëhet film, sepse mesfushori vijon të luajë futboll, edhe pse tashmë është 50 vjeç. Jo vetëm kaq, por do ta bëjë duke luajtur në një ekip me të birin!

Basler karrierën e filloi në vitin 1987 kur kaloi nga ekipi i Kaiserslautern U19 tek ekipi i parë. Për të vijuar rritjen derisa arriti tek Werder Bremen në vitin 1993, aty ku qëndroi tre vite dhe fitoi dy Superkupa dhe një Kupë të Gjermanisë

Më pas suksesi i madh ishte kalimi tek Bayern Munich, aty ku fitoi tre tituj kampion në Bundesliga dhe 4 Kupa Lige dhe një Kupë të Gjermanisë. Në vitin e parë tek skuadra bavareze Basler pati sukses edhe në kombëtare pasi në vitin 1996 u shpall kampion Europe me Gjermaninë.

Pas Bayern Munich mesfushori gjerman u rikthye tek Kaiserslautern, më pas luajti një vit në Katar me skuadrën e Al Rayyan, ku lajmëroi edhe tërheqjen nga futbolli, ishte viti i largët 2004.

Në vitin 2006 u rikthye në fushën e blertë ku lujati me disa skuadra në liga të ulëta në Gjermani, deri në vitin 2013 kur u ndal dhe u duk se ishte përfundimtare, asokohe me skuadrën e TuS Russigne, që ishte në ligën e 7-të të Gjermanisë.

Megjithatë, Basler u kthye po tek kjo skuadër në vitin 2018, këtë herë në ligën e 6-të, ku luajti në 5 ndeshje dhe shënoi një gol.

Tani, në moshën 50-vjeçare, ai do të luajë e skuadrën e TSG Eisenberg, që militon në ligën e 8-të. Ai do të luajë në të njëjtin ekip me djalin e tij, Mauricion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat