Përforcimi i ri shumë afër Man Utd, caktohen edhe testet mjekësore - Bota Sot
Përforcimi i ri shumë afër Man Utd, caktohen edhe testet mjekësore

Futboll

Përforcimi i ri shumë afër Man Utd, caktohen edhe testet mjekësore

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:04
Wan – Bissaka

Mbrojtësi i Crystal Palace, Aaron Wan – Bissaka është shumë afër transferimit tek skuadra e Manchester United.

Që nga fillimi i merkatos, Manchester United ka shfaqur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, i cili luajti edhe me kombëtaren e Anglisë U-21.

Sipas raportimeve të fundit, ‘Djajtë e kuq’ janë afër marrëveshjes 55 milionëshe për shërbimet e lojtarit.

Wan – Bissaka do të kryej testet mjekësore tek Man United gjatë kësaj jave para kompletimit të transferimit nga Crystal Palace.

Lojtari do të kthehet në qendrën stërvitore të Man United pas rikthimit të tij nga kombëtarja U-21, nga rrugëtimi që zgjati më shkurt sesa pritej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...