Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop është këshilluar nga legjenda e Liverpoolit, John Aldridge që të mos harxhojnë para për ta rikthyer në ekip Philip Coutinhon i cili po luan te Barcelona.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit beson që braziliani nuk duhet të rikthehet në ekip.
Aldridge beson që më mirë do ishte sikur Liverpoli ta merrte në ekip lojtarin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.
“Askush prej neve nuk e ka harruar që Coutinho e la ekipin në një moment të vështirë, prandaj nuk duhet lejuar që ai të luajë për kampionët e Evropës”, tha ai.
“Të gjithë i besojmë Kloopit për vendimet që merr, por më mirë do ishte ta transferonte Zahan”, përfundoi Aldrigde.
Ka pasur sugjerime që Coutinho nuk po i përgjigjet Liverpoolit, prandaj Alderidge ka gjetur një zgjidhje alternative.