Liridon Latifi largohet nga Hungaria, transferohet te Sheriff Tiraspol

Futboll

Liridon Latifi largohet nga Hungaria, transferohet te Sheriff Tiraspol

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:49
Liridon Latifi largohet nga Hungaria, transferohet te Sheriff Tiraspol

Futbollisti shqiptar do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Liridon Latifi nuk është më lojtar i skuadrës Puscas Academy, pasi ka vendosur të transferohet në Moldavi te ekipi i Sheriff Tiraspol.

Prishtinasi ka qenë pjesë e skuadrës hungareze për dy vite, por nuk ka arritur ta gjente veten në këtë ekip, prandaj do të provojë një eksperiencë të re në Moldavi.

“FC Sheriff i dëshiron mirëseardhje Liridon Latifit dhe urojmë që me të arrijmë vetëm fitore”, thuhet në komunikatën e klubit.

Latifi ka luajtur fillimisht me Prishtinën në Super Ligën e Kosovës, kurse më pas ishte transferuar te Skënderbeu në Shqipëri. Ai ka debutuar edhe me kombëtaren e Shqipërisë në vitin 2017, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat