Perishiq drejt Arsenalit?

Futboll

Perishiq drejt Arsenalit?

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 17:33
Ivan Perishiq

Lojtari i Interit Ivan Perishiq do të ishte i interesuar për t’iu bashkuar Arsenalit.

Arsenali është duke kërkuar një sulmues, por është i interesuar edhe për Zahan e Crystal Palace-it.

Sipas mediave angleze agjenti i Perishiqit  është në Milan duke biseduar për të ardhmen e lojtarit dhe Arsenali po shihet si opsioni më i mirë.

E ardhmja e kroatit nuk po dihet te Interi me ardhjen e Antonio Contes si trajner.

Perishiq  preferon një transferim në Angli, dhe është i lidhur edhe me një transferim të mundshëm te  Leicester City ose te Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat