Muriq drejt kategorisë së dytë

Futboll

Muriq drejt kategorisë së dytë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:29
Muriq

Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, me shumë mundësi në edicionin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë angleze.

Janë dy skuadra të Championshipit që kërkojnë huazimin e Muriqit nga Manchester City.

Kampioni anglez, City, pritet ta lëshojë shtatlartin në huazim, në mënyrë që ai të marrë përvojën e duhur.

Muriq edicionin e kaluar qëndroi në stol te Manchester City në ndeshjet e Premier Leagues dhe ato evropiane, ndërsa është aktivizuar në disa ndeshje për kupë.

Nottingham Forestit, që ka kohë që po e kërkon Muriqin, konkurrencë është duke i bërë Preston North End, ka njoftuar “The Sun”.

20-vjeçari Muriq te Kosova është titullar i padiskutueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat