Skënderbeu pikas 18-vjeçarin nga Kosova - Bota Sot
Skënderbeu pikas 18-vjeçarin nga Kosova

Futboll

Skënderbeu pikas 18-vjeçarin nga Kosova

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 10:53
Skënderbeu pikas 18-vjeçarin nga Kosova

Skënderbeu është në ujëra të turbullta dhe e ardhmja nuk dihet ende pa u marrë vendimi përfundimtar i CAS-it. Klubi korçar ka treguar se di të pikasë talente dhe më pas t'i shesë. Ish-kampionët e vendit arritën të krijojnë treg dhe të përfitojnë nga shitja e futbollistëve të tyre. 

Emri i ri që pritet t'i bashkohet klubit të Ardjan Takajt është mbrojtësi Leonat Vitija. Shqiptari i Kosovës e ka mbyllur sezonin me KEK-un në elitën e futbollit kosovar. Ekipi i shtatlartit ra nga Kategoria me turp, duke qenë se mori vetëm 1 pikë gjatë gjithë sezonit, por lojtari u evidentua. 

Insporti.com raporton se korçarët, por dhe Feronikeli e Prishtina kanë shfaqur interes për të. Lojtari ka qenë pjesë e Kosovës U-19 ku ka luajtur si titullar, ndërsa ka debutuar dhe me U-21 e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...